Kafshët ndihen të kënaqura te HiPP bio fermerët. Metoda e kultivimit të drejtë dhe të ushqyerit me varietete të përshtatshme për kafshët e fermave, janë faktorët kryesorë të bujqësisë organike. Rregullat ligjore janë veçanërisht të rrepta: Ushqimi duhet të vije nga Bio fermat dhe nuk guxon të përmbajë asnjë antibiotik, përmirësues të performancës ose lëndë të parë të modifikuar gjenetikisht. Përveç kësaj, kujdesi për zgjedhje të përshtatshme të racës, shumë hapësirë të lirë për lëvizje, stalla të mëdha dhe dritë e mjaftueshme e sigurojnë shëndetin e kafshëve.
HiPP shkon përtej rregullave të parapara me ligj dhe në udhëzimet e veta ka paraparë rregulla për bio prodhuesit dhe bio furnizuesit. Punonjësit e HiPP-it, kontrollojnë rregullisht në vendin e prodhimit se a janë përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara nga HiPP-i dhe rregullat që kanë të bëjnë me mirëqenien e kafshëve. Me këtë kontroll gjithëpërfshirëse të procesit, ne ju garantojmë konsumatorëve tanë se zbatohen parimet e bio kultivimit, të përshtatshme për llojet, sepse mirëqenia e kafshëve është e rëndësishme për ne.