Intervistë shkencore - Pyetjet më të shpeshta nga praktika dermatologjike
Përgjigje nga Dr. med. Christina Schnopp
Klinika dhe poliklinika për Dermatologji dhe Alergologji Universiteti Teknik i Munihut
1. Pyetja
Çfarë është e veçanta në lëkurën e foshnjes? A mund të përdor për fëmijën tim edhe produktet normale për përkujdesje apo lëkura e foshnjes kërkon kujdes të veçantë?
Foshnja e shëndetshme lindë me një lëkurë të zhvilluar relativisht mirë. Megjithatë lëkura e sipërme dhe në veçanti shtresat e forta si shtresë e jashtme luan rol të rëndësishëm për funksionin mbrojtjes, në muajt e parë është më e hollë se e të rriturve. 1,2.Qelizat e lëkurës janë më të vogla dhe ndahen më shpejt 2, gjëndrat e djersës dhe dhjamit nuk janë ende plotësisht të zhvilluara 3, prandaj djersitja nuk funksionon komplet dhe përmbajtja yndyrës e shtresës së fortë është e ulët.
Këto ndryshime strukturore mund të rrisin përshkueshmërinë e lëkurës së foshnjës. Kështu ndryshon humbja e ujit transepidermik („transepidermal“ nëpërmjet epidermës) si masë e funksionit pengesë e fortë e lëkurës te fëmijët gjatë vitit të parë të jetës (lëkura është të paktën "më pak e dendur"). Formimi i funksionit të pengesës së lëkurës zgjat të paktën deri në fund të vitit të parë të foshnjeve.
Lëkura e fëmijëve në krahasim me lëkurën e të rriturit në kohën më të shkurtër mund të thithë më shumë ujë, por kjo ndryshon poashtu shpejt sërish. Arsye për këtë mund të jetë përmbajtja e ultë e faktorëve hidratues natyror në shtresën e sipërme të lëkurës së foshnjeve në vitin e parë të jetës. Paralelisht me përmbajtjen më të lartë të ujit në shtresat e sipërme të lëkurës te foshnjet është gjetur një relief i fortë (mikro) i lëkurës që e rrit raportin e sipërfaqes së lëkurës me vëllimin e trupit.
Në ditët e para të jetës, lëkura e foshnjës duhet të përshtatet me ndryshimin nga një mjedis i lagësht në një mjedis të thatë. I porsalinduri, gjatë kësaj kohe humb vernixin, një përzierje e qelizave yndyrore dhe qelizave të vdekura të lëkurës, të cilat në mitër shërbejnë si shtresë mbrojtëse. Pas javës së dytë, përmbajtja e ujit të shtresës së sipërme të lëkurës rritet me shpejtësi.
Vlera PH-a e lëkurës te i porsalinduri qëndron në pjesën neutrale (ndoshta për shkak të lëngut të paktë alkalik amniotik) në ditët e para ai del jashtë, pa arritur plotësisht vlerat e të rriturve në kuptimin e një "manteli mbrojtës acidi". Vlerat më të larta të pH-së ndikojnë në enzimet e ndryshme që shërbejnë për të rregulluar ruajtjen e funksionit mbrojtës nga pengesa, pafavorshëm, të cilat veçanërisht mund të rrisin iritimin në pjesën e pelenës.
Rrjedhimisht, rriten kërkesat e veçanta për produktet e përkujdesjes për foshnjet: Për shkak se lëkura është me gjasa më e depërtueshme dhe raporti i sipërfaqes së trupit me peshën trupore është shumë më e lartë se te të rriturit, përbërësit e produkteve të përkujdesjes për fëmijët duhet të jenë të padiskutueshme. Prandaj, duhet të shmangen të gjitha ato që mund të dëmtojnë barrierën e lëkurës apo ato që pengojnë zhvillimin e saj, p.sh. nëpërmjet ndryshimit të vlerave të pH ose shpërndarjen e yndyrës së lëkurës.
Për shembull, sapunet tradicionale me copë (alkaline) grabisin yndyrnat e lëkurës, për këtë arsye nuk janë të përshtatshëm për foshnjet.
1) Evans NJ, Rutter N. Zhvillimi i epidermës te të porsalindurit. Biol Neonate 1986, 49: 74-80.
2) Stamatas GN, Nikolovski J, Luedtke MA et al. Mikrostruktura e lëkurës së foshnjes e vlerësuar in vivo ndryshon nga lëkura e të rriturve në organizim dhe në nivelin qelizor. Pediatr Dermatol 2010; 27: 125-31.
3) Agache P, Blanc D, Barrand C, et al. Nivelet sebum gjatë vitit të parë të jetës. Br J Dermatol 1980; 103: 643-9.
4) Nikolovski J, Stamatas GN, Kollias N et al. Barrier function and water-holding and transport properties of infant stratum corneum are different from adult and continue to develop through the first year of life. J Invest Dermatol 2008; 128: 1728-36.
5) Stamatas GN, Nikolovski J, Mack MC et al. Infant skin physiology and development during the first years of life: a review of recent findings based on in vivo studies. Int J Cosmet Sci 2011; 33: 17-24.