Më e rreptë se rregullat e BE-Bio: HiPP Bio-Vula është e përkushtuar për cilësinë e shkëlqyeshme
Unë garantoj për këtë me emrin tim.
Ne premtojmë:
Aty ku mbaron bio, HiPP-i vazhdon ...
Kështu, bota e fëmijëve tanë të mbetet e vlefshme për të jetuar dhe dashur.
#biomendotutje
+ Mbi 60 vjet me bio përvojë
+ Mirëqenie e kafshëve sipas udhëzimeve të rrepta të HiPP-it
+ Kërkime për ruajtjen e specieve dhe promovimin e biodiversitetit
+ Vlera më të rrepta të kufirit se sa e përcakton ligji
+ Më shumë se 260 kontrolle për çdo shishe
+ Prodhimi në klimë neutrale të shishes
Më e rreptë se rregullat e BE-Bio: HiPP Bio-Vula është e përkushtuar për cilësinë e shkëlqyeshme
Unë garantoj për këtë me emrin tim.
Më shumë dashuri për kafshët
... sepse tek ne, viçat qëndrojnë më gjatë me nënën e tyre dhe zogjtë e pulave meshkuj, lejohen të rriten gjithashtu.
Kafshët ndihen të kënaqura te HiPP bio fermerët. Metoda e kultivimit të drejtë dhe të ushqyerit me varietete të përshtatshme për kafshët e fermave, janë faktorët kryesorë të bujqësisë organike. Rregullat ligjore janë veçanërisht të rrepta: Ushqimi duhet të vije nga Bio fermat dhe nuk guxon të përmbajë asnjë antibiotik, përmirësues të performancës ose lëndë të parë të modifikuar gjenetikisht. Përveç kësaj, kujdesi për zgjedhje të përshtatshme të racës, shumë hapësirë të lirë për lëvizje, stalla të mëdha dhe dritë e mjaftueshme e sigurojnë shëndetin e kafshëve.
HiPP shkon përtej rregullave të parapara me ligj dhe në udhëzimet e veta ka paraparë rregulla për bio prodhuesit dhe bio furnizuesit. Punonjësit e HiPP-it, kontrollojnë rregullisht në vendin e prodhimit se a janë përmbushur të gjitha kërkesat e përcaktuara nga HiPP-i dhe rregullat që kanë të bëjnë me mirëqenien e kafshëve. Me këtë kontroll gjithëpërfshirëse të procesit, ne ju garantojmë konsumatorëve tanë se zbatohen parimet e bio kultivimit, të përshtatshme për llojet, sepse mirëqenia e kafshëve është e rëndësishme për ne.
Më shumë diverzitet dhe përvojë
... sepse bio bujqësia promovon gjithashtu biodiversitetin
A e dini se vetëm toka e shëndetshme prodhon ushqim të shëndetshëm?
Para se një fushë të bëhet fushë e HiPP Bio, një nga ekspertët tanë e kontrollon tokën duke marrë disa mostra për fushën, të cilat më pas ekzaminohen në laborator. Fusha mund të jetë e përshtatshme për kultivimin bio të HiPP-it, vetëm nëse toka i plotëson kërkesat tona të rrepta. Fushat e hapura të cilat i rrah era, sigurojnë që dëmtuesit të largohen nga era, dhe në sajë të bimëve të ndryshme në skajet e fushës, dëmtuesit preferojnë të qëndrojnë aty më shumë se sa në fushën me kultivimin bio.
Më shumë qëndrueshmëri dhe mbrojtje të klimës
.... sepse tokat e shëndetshme lëshojnë më pak CO2 dhe ne i prodhojmë shishet tona në mënyrë neutrale me klimën
Nga vijnë lëndët e para për produktet tona HiPP?
Ndër vite, HiPP ka hulumtuar se si qëndrueshmëria dhe biodiversiteti mund të përmirësohen. Prandaj, ne i blejmë të gjitha lëndët tona bio të papërpunuara nga e gjithë bota, sipas kërkesave të rrepta për cilësi. Gjeni informacione interesante dhe fakte në lidhje me bio lëndët tona të para në hulumtuesin e përbërësve tanë, HiPP. Për më shumë orientim dhe transparencë.
Secili prej nesh mund të shkojë një hap më tej sesa "bio" - për shembull me:
Kështu duke vepruar, ju ndihmoni për ruajtjen e habitatit të zogjve dhe insekteve tona.