Rreth origjinës
Bizelet organike HiPP i pëlqejnë tokat ranore me aftësi të mirë mbajtëse të ujit dhe klimë të butë me temperatura rreth 15 deri në 20 gradë Celsius. Kjo është arsyeja pse fermerët organikë HiPP, i rritin ato në Gjermani, Holandë dhe Austri. Koha ideale e korrjes përcakton qëndrueshmërinë e bizeleve organike. Kjo matet në vazhdimësi. Pasi të jetë arritur qëndrueshmëria optimale, korrja kryhet brenda pak orësh. Përpunimi zhvillohet menjëherë pas korrjes brenda largësisë maksimale prej 30 kilometrash, sepse bizelet organike të freskëta kanë kufizim gjatë transportit. Kështu veprohet sepse ne në HiPP garantojmë cilësi të lartë dhe freski të produktit.