Skip to main content

Rreth prejardhjes

HiPP gjedhi organik vjen ekskluzivisht prej kafshëve nga Gjermania, Austria, Irlandadhe Polonia. Atje, çdo kafshë ka kullota të mjaftueshme. Është e njohur se vendet tona të kullosave kanë qenë zakonisht zona të gjelbra për shumë vite, disa prej të cilave janë të vendosura në ultësira apo në zonat malore. Ky përdorim i arsyeshëm promovon biodiversitetin në hapësirat e gjelbra. Kjo hapësirë jetësore për bagëtinë tonë ia mundëson atyre të sillen në mënyrë të përshtatshme me llojin e vet: ato janë në kopenë e vet së bashku dhe vendosin vetë kur dhe sa kohë do të hanë ose pushojnë. Aty do të gjejnë kullosa të mjaftueshme për ushqim me bimë shumëvjeçare dhe barë. Kjo, së bashku me ajrin e pastër, i kontribuon dukshëm shëndetit të kafshëve. Vetëm në dimër, nëse është e nevojshme, ato marrin sanë shtesë ose silazh.