Skip to main content

Turqia

Gjëja e veçantë për Turqinë është ajo shtrihet në dy kontinente: në Evropë dhe në Azi. Pjesa evropiane e Turqisë përfshin vetëm tre për qind të të gjithë territorit të vendit. Pjesa aziatike, e quajtur Anadoll, kufizohet në veri dhe në jug me male të larta. Për shkak të madhësisë së saj dhe paraqitjes gjeografike, Turqia ka zona të ndryshme klimatike. Zonat klimatike ndryshojnë nga klima kontinentale e stepës që cilësohet me pak reshje të zonës brenda maleve të Anadollit deri në klimën mesdhetare që sundon në bregdetin turk. Kjo do të thotë se vegjetacioni në Turqi është shumë i larmishëm dhe ofron një gamë të gjerë të mundësive për prodhimet bujqësore. Në varësi të rajonit, prodhimet bujqësore të lëndës së parë, kultivohen në një të tretën e vendit, duke përfshirë HiPP domatet organike dhe dardhat organike.