Skip to main content

A e dini?

Patatet vijnë nga Amerika e Jugut?

Kur, si dhe nga kush patatja u soll në Evropë, ende nuk është sqaruar saktësisht. Sidoqoftë, ajo e gjeti rrugën e saj nga Amerika e Jugut në Spanjë, ku fillon zyrtarisht historia evropiane e kulturës së patateve. Perimet dhe frutat tjera si domatja, fasulja, specat dhe misri na erdhën përmes kësaj rruge. Ato janë sot të gjitha pjesë e rëndësishme e ushqimit tonë, por patatja, nga të gjitha e ka ende rëndësinë e saj më të madhe.