Skip to main content

Mirë për foshnjën Tuaj

Patatja organike ka një shkallë shumë të lartë për të ngopur dhe tretet mirë nga foshnjat. Përveç beta-karotinës, e cila është pararendës i vitaminës A dhe e rëndësishme për sytë, lëkurën dhe mukozën, patatja organike përmban shumë kalium dhe vitaminë B6. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës. Kaliumi ka një efekt pozitiv për funksionimin e muskujve dhe nervave. Vitamina B6 është një komponent i enzimeve që luajnë rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike, siç është ndarja e proteinave dhe e yndyrës.