Skip to main content

Rreth origjinës

Qepa organike HiPP, ndjehet veçanërisht mirë në tokën humusore dhe të pasur me lëndë ushqyese si dhe kapacitet të mirë të ruajtjes së ujit. Ato e duan motin e ngrohtë veror, kanë nevojë për shumë dritë në kohën e rritjes si dhe preferojnë vende të hapura me erë. Qepët organike HiPP, vijnë nga Gjermania, Polonia dhe Turqia. Për të arritur rendiment të lartë, qepët kërkojnë ujë të mjaftueshëm, sidomos në fazën e tretë të procesit të pjekjes. Periudha e vjeljes fillon kur bien bishtat e qepëve në dy të tretat e të gjitha qepëve organike.