![](/fileadmin/_processed_/0/3/csm_0_countries_4c5dfde42f.jpg)
![](/fileadmin/_processed_/7/b/csm_Ekuadori_0b03fe8e32.png)
Ekuadori
Ekuadori, sipas sipërfaqes së tokës, mund të ndahet në tri zona me peizazhe të dallueshme. Ndërsa një e katërta e vendit, ndahet në ultësira, në mes të Oqeanit Paqësor dhe malet e larta të Andeve. Gjysma e dytë e vendit, përbëhet nga ultësirat në pjesën lindore të vendit që i takon zonës së burimit të lumit të Amazonës. Vendi karakterizohet nga lumenj me shumë gryka e pellgje. Klima në Ekuador është intertropikale, me temperatura në çdo rajon relativisht konstante. Ka nivele të larta të reshjeve atmosferike, të cilat e bëjnë tokën e Ekuadorit një nga më të ndryshmet dhe më pjellore. Kjo favorizon kultivimin e bananeve në zonat bujqësore me shira tropikal.