Skip to main content

Irlanda

Irlanda shtrihet përgjatë Oqeanit Atlantik dhe është pjesë e kontinentit evropian. Ky vend përbëhet kryesisht nga ultësirat, të cilat shtrihen nga perëndimi në lindje dhe përplot liqene të shumta të mëdha, me moçale të përhershme. Bjeshkët e larta e rrethojnë atë duke ofruar siguri të natyrshme. Më shumë se gjysma e vendit përbëhet nga livadhet dhe kullotat, prandaj ajo me të drejtë bart emërtimin "Ishulli i gjelbër". Kafshët organike HiPP zhvillohen veçanërisht mirë kur rriten në kushte të shtëpisë. Për shkak se në Irlandë sundon klima e balancuar oqeanike, moti karakterizohet nga vera e freskët dhe dimri i butë. Përveç kësaj, me sasi të mëdha të reshjeve, të cilat mund të arrijnë deri në 3.600 mm në vit dhe kjo i kontribuon gjelbërimit në ishull.