1. Për çka duhet të kenë kujdes Shtatëzënat te përzgjedhja e ushqimit?
Në këtë periudhë duhet mbuluar kërkesa e madhe e materieve ushqyese, vitaminave, mineraleve dhe elementeve kimike.
“ Ushqim për dy” ?
Gjatë shtatzënësisë trupi juaj duhet të përballojë detyra të mëdha.
Motoja thotë mos hani më shumë, por më mirë.
Gjatë 40 javëve të shtatzënësisë trupi duhet të përballojë detyra të mëdha: Foshnja furnizohet me ushqim vetëm përmes kordonit të kërthizës, dhe gjatë tërë kohës ka nevojë për materie ushyqese.Thjeshtë :trupi është në gjendje të jashtëzakonshme dhe funksionin me shpejtësi të plotë. Ushqimi i shëndetëshëm pikërisht tani është po aq i rëndësishëm sa kontrollat mjekësore dhe shëtitjet në ajër të pastër.
Me rëndësi është sasia e mjaftueshme e lëndëve ushqyese
Krejt çka i duhet foshnjës e merr nga qarkullimi i gjakut të nënës dhe në rast nevoje merr edhe nga rezervat e saj. Acidi folik, jodi, hekuri dhe të tjerat, nxisin zhvillimin shpirtëror dhe fizik të foshnjës. Nëse foshnja furnizohet me sasi normale të këtyre lëndëve do të zhvillohet në mënyrë optimale dhe Nëna do të ndihet mirë. Nga të ushqyerit e mirë përfitojnë njëtrajstshëm si Nëna ashtu edhe foshnja.
E njejta vlen edhe për peruidhën e gjidhënies , prandaj duhet të keni kujdes që edhe gjatë kësaj kohe të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të furnizoheni me sasi të mjaftueshme të lëndëve ushqyese.
Ju rekomandojmë:
HIPP Mama –Çaj për stimulimin e gjirit
Me një gotë (200 ml) keni mbuluar 50 % të nevojës ditore për Vitamina dhe minerale të rëndësishme.
Megjithatë rregulla e vjetër “Ushqim për dy” nuk qëndron tërësisht
Rregulla e vjetër “ Ushqim për dy” nuk është tërësisht e saktë. Gjatë tre muajve të parë të shtatzënësisë trupi i gruas shtatzëne nuk ka nevojë për energji shtesë. Më pas, pas muajit të 4 mund të shtohen 250 kcal më shumë, që do të thotë një pjatë më shumë me drithëra po një kulaç më shumë.
Si arrihet të ushqyerit e shëndetshëm në mënyren më të thjeshtë ? Përmbajtja e artikujve ushqimorë përcakton çdo gjë. Kjo do të thotë që ushqimi duhet të përmbaj sa më shumë vitamina dhe minerale por sa më pak kalori. Nuk është me rëndësi sasia por cilësia.
Lidhur me këtë Çështje ekspertet flasin për një kërkesë të shtuar të lëndëve ushqyese. Më saktë :çdo ditë Pemë dhe perime të freskëta , sallatë, patate, drithëra, produkte të qumështit me pak yndyrë. Gjithëashtu rekomandohet ushqimi i rregullt me peshk pasiqë e furnizon trupin me omega-3 dhe acid yndyror dhe mundësisht mish pa yndyrë- kjo është menyja ideale e ushqimit gjatë shtatëzënësisë.
Me rëndësi është edhe pirja në sasi të mjaftueshme.
Edhe pse ushqimi është i shëndetshëm nuk mund të mbulohen kërkesat e lëndëve të caktuara ushqyese. Mungesa më e madhe paraqitet tek acidi folik, jodi por edhe te acidi yndyror omega-3.
Prandaj ekspertetët e ushqimit rekomandojnë që gjatë periudhës së shtatzënësisë dhe gjidhënies të mirret sasi shtesë e këtyre lëndëve ushqimore që saktësisht u përshtaten kërkesave të grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse. Lidhur me këtë më së miri konsultoni gjinekologun tuaj.
Më mirë më pak , por më shpesh
Mos hani më tepër se zakonisht por më mirë. Ju mund të hani gjithqka që ju hahet , por të ndara në racione gjatë ditës:
- në mëngjes shujtë e pasur
- në mesditë shujtë kryesore
- në mbrëmje pak dhe diqka të lehtë
- një deri në dy racione të vogla, në mes të këtyre shujtave
Një racion të shëndetshëm ndërmjet racioneve mund të gjeni te HIPP frutat e lehta me shumë vitamina dhe natyrisht pa sheqer shtesë.
Rekomandimet për përdorimin e grupeve të veqanta të lëndëve ushqyese
Rekomandimet për përdorimin e grupeve të veçanta të ushqimit
Pemë | Perime | Drithëra | Mish | Peshk | Produkte të qumështit | Yndyrna bimore | |
Acid folik | |||||||
Vitaminë B | |||||||
Vitaminë C | |||||||
Hekur |