2. A mund të mirrem me aktivitete sportive gjatë shtatzënësisë ?

Po , aktivitetet e përditshme sportive janë një parapërgaditje e mirë për lindje- ideale janë Gjimnastika, aerobia dhe ushtrimet për zgjatje të muskujve.
A mund të mirrem me sport?
Ushtrimet janë të dobishme!
Përgjigja e qartë këtu është po. Shtatzënësia dhe lindja kërkojnë aktivitete më të forta nga trupi si psh. Qëndrueshmërinë, fuqinë, lëvizshmërinë dhe qetësinë e brendshme. Këto aktivitete janë parapërgaditje ideale për procesine lindjes.
Ushtrimet ideale për gratë shtatzëna janë : gjimnastika, aerobia e lehtë, ushtrimet për zgjatjen e muskujve, noti, vrapimi, shetitja dhe çiklizmi.
Aktivitetet sportive që nuk janë të përshtatshme për këtë gjendje janë: kalërimi, lundrimi, skijimi alpinist, meqë ekziston rrezik i madh i lëndimit. Poashtu squash-i, tenisi dhe golfi sepse kërkojnë lëvizje shpindore.
Sipas hulumtimeve të fundit , gratë që janë marrë rregullisht me aktivitete të lehta sportive lindin mesatarisht fëmijë më të fortë dhe më të shëndoshë sesa gratë jo aktive.