4. Çka duhet të dini për pirjen gjatë shtatzënësisë?
Pirja e mjaftueshme
Trupi ka nevojë për shumë lëngje
Pavarësisht a jeni shtatzëne apo jo, Hidratimi i mjaftueshem është i rëndësishëm.
Pini mjaftueshëm gjatë shtatzënësisë , sepse sidomos tani trupi juaj ka nevojë për ujë jo vetëm si mjet transporti , por edhe për formimin shtesë të gjakut dhe lëngut amniotik, edhe për furnizimin e foshnjës së palindur. Rekomandohen pije si psh. Uji mineral, lëngje frutash, lëngje perimesh, Çaj bimor dhe herbal.
Merrni nga lëngjet e pemëve nga HIPP , të cilat mund ti tretni në 1:2 ujë mineral.
Çfarë duhet shmangur?
Gratë shtatzëna duhet të heqin dorë nga nektari i frutave të freskëta, nga lëngjet me fruta të freskëta dhe limonada , sepse ato kanë përmbajtje të madhe të sheqerit dhe kalori të panevojshme. Po ashtu për hirë të shëndetit të foshnjës duhet të heqni dorë tërësisht nga konsumimi i alkoolit.
Përdorimi i kafës së zezë dhe Çajit të zi do të duhej reduktuar në dy deri në tri filxhana në ditë, sepse kofeina e tepërt mund të ketë ndikim negativ për Nënat dhe foshnjet. Më shumë rekomandohet kafja pa përmbajtje të kofeines apo Çaji bimor.
Edhe kush nuk ka etje, ka nevojë për lëngje
Kush nuk mund të pijë aq shumë, mund të gjej ndihmë. Pini pije që ju pëlqejnë në kohë të caktuara gjatë ditës si psh. Paradite, gjatë drekës dhe pak para përfundimit të orarit të punës. Procesi i pirjes është ushtrim, sepse thjesht harrohet shumë shpejt.
Edhe kush nuk ndjen se ka etje, ka nevojë për lëngje. Prandaj mbani gjthëmonë pranë vetes një shishe me ujë mineral dhe një ibrik Çaji, qoftë në tavolinën e punës apo atë të bukës. Dhe mos harroni, sidomos në periudhën e gjidhënies kërkesa për lëngje është shumë e lartë.
Kërkesa për lëngje
| Femra jo shtatzëne | Femra shtatzëne | Nëna gjidhënëse |
Pije | 1410 ml | 1470 ml | 1710 ml |
Ushqime të forta | 860 ml | 890 ml | 1000 ml |
Shuma | 2270 ml | 2360 ml | 2710 ml |
Kërkesa e rritur |
| + 90 ml | +440 ml |
Nevoja për lëngje
Femra jo shtatzënë | Femra Shtatzëne | Nëna gjidhënëse | |
Pijet | 1410 ml | 1470 ml | 1710 ml |
Ushqimet e rregullta | 860 ml | 890 ml | 1000 ml |
Shuma | 2270 ml | 2360 ml | 2710 ml |
Nevojat e rritura | +90 ml | +440 ml |