5. Cila rritje në peshë trupore gjatë shtatzënësisë është normale?

Një grua me peshë normale trupore (BMI 18, 5-24, 9) mund të shtoj në mes të 11, 5 deri në 16 kg.

Rritja e peshës trupore

Rritja e peshës trupore gjatë shtatëzënësisë është individuale.

Shumë duan të dinë se sa kg më tepër lejohen dhe janë “normale”. Lidhur me këtë nuk ekzistojnë definicione të sakëta sepse secila shtatëzënësi zhvillohet në mënyrë individuale.

Një grua e cila para shtatzënësisë ka qenë më e dobët mund të rrit lirshëm peshën trupore. Nëse vlerat e BMI (Body Mass Index *) para shtatzënësisë ishin nën 18, 5 atëherë preferohet një rritje prej 12, 5-18 kg gjatë shtatzënësisë. Gratë që para shtatzënësisë kishin peshë normale të trupit (BMI 18, 5-24, 9) rritja e peshës trupore do të duhej të ishte në mes të vlerave 11, 5-16 kg. Ato të cilat para shtatzënësisë kishin vlera të BMI 25, 0-29, 9, nuk do të duhej të rrisnin shumën peshën trupore (7-11, 5 kg).

Por mos e teproni

Kush bëhet i varur nga peshorja, nuk i bën vetes mirë. Pasi gjinekologu juaj e kontrollon peshën tuaj trupore në çdo kontrollë dhe vlerëson kështu a është pesha juaj brenda kufirit të dëshirueshëm. Në raste të zakonshme kërkesa e kalorive rritet tek pas muajit të katërt të shtatëzënësisë për rreth 250 kcal. Mirëpo kërkesa për vitamina dhe minerale të rëndësishme që nga fillimi është e rritur. Për këtë arsye duhet që gjatë tërë shtatzënësisë dhe edhe në periudhën e gjidhënies të konsumohet ushqim i shëndetshëm.
Shumë gra në tre muajt e parë të shtatzënësisë vuajnë nga mundimi dhe vjellja e shtatzënësisë, ashtu që rritja e peshës nuk do të vërehet fare. Madje disa gra humbin në këtë periudhë disa kg. Në tremujorin e dytë dhe të tretë rritja javore e peshës (varësisht nga pesha e fillimit) është 300 – 500 gr. Pak para lindjes mund të bie niveli i energjisë sepse lëvizja është më e kufizuar. Por edhe këtu vlen të theksohet se energjia e nevojshme është te secila grua ndryshe.

Dieta gjatë shtatzënësisë është absolutisht e ndaluar!

Pesha e lartë para shtatzënësisë nuk do të thotë që ju të mbani dietë për të humbur kg , sepse në këtë mënyrë do të dëmtohet furnizimi i foshnjës me materiet e nevojshme ushqyese. Përveq kësaj njësoj sikur pirja e duhanit edhe dieta mund të krijoj sasi të konsiderueshme të ndotësve në qarkullimin e gjakut dhe kështu ato do të kalojnë tek foshnja juaj.

*BMI= Body Mass Index : është raporti në mes të peshës dhe gjatësisë trupore

Llogaritja: pesha trupore (kg) e përpjesëtuar me gjatësinë trupore për meter katror . Shembull: 60kg (1,60 cm)2=23, 4kg/m2 . Vlerat e BMI-së te gratë me peshë normale të trupit janë 18, 5-24, 9kg/m2.