Bio-cilësi e HiPP-it

Bio - më e mira për foshnjën tuaj

Foshnjat kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm që ka shije të mirë dhe nuk përmban përbërës të padëshirueshëm. Në HiPP, prindërit mund të mbështeten në një gamë të prodhimeve ushqimore të bazuara dhe në pajtueshmëri me dijet shkencore për të ushqyerit, me përbërës të përshtatshëm për moshën dhe me bio cilësi organike të kontrolluar me rreptësi të madhe. Kjo është arsyeja pse I kushtohet vëmendje e veçantë përzgjedhjes së lëndëve të para dhe varieteteve: toka zgjidhet me kujdes, farat nuk trajtohen gjenetikisht, frutat dhe perimet piqen në kohën e vet dhe zhvillojnë shijen e tyre. Mishi bio për menynë e HiPP-it, prodhohet gjithashtu me të njëjtin kujdes.

260 kontrolle ofrojnë siguri

Edhe më e rreptë, më e saktë dhe madje edhe më e besueshme: Prindërit mund t'i besojnë plotësisht vulës organike HiPP. Sepse, në përgjithësi, përmbajtja e secilit kavanoz kalon deri në 260 kontrolle (gjithashtu nga institucionet e pavarura të testimit), për të garantuar këtë siguri. Kështu HiPP, madje i tejkalon kërkesat ligjore dhe rregulloret ndërkombëtare për bio kultivimin. Kjo vlen për prodhimet nga gruri i drithërave tek bizelet, nga qumështi tek mollët. Ekspertët e HiPP-it punojnë ngushtë me prodhuesit tanë organikë, menjëherë nga përzgjedhja e tokës dhe farave, por edhe gjatë kultivimit dhe korrjes së duhur deri në dorëzimin e prodhimit: vetëm kur testet laboratorike tregojnë se lënda e parë është e përsosur, mund të lëshohen në përpunimin e mëtejmë të tyre. Rezultati i këtij angazhimi është ushqimi organik me cilësi të lartë për foshnje, i kontrolluar plotësisht me rreptësi. "Për këtë garantoj me emrin tim", pohon Claus Hipp në etiketën organike HiPP - dhe me kujdes vazhdon mbikëqyrjen e parametrave të cilësisë, duke siguruar prindërit që të mbështeten pa kushte te ky premtim. 

Kultivimi i perimeve

Kimia është e ndaluar !

Kualitet i cilësisë së lartë

Deri në 260 Kontrolla