Rreth origjinës
Vishnjat organike HiPP janë shumë rezistente dhe nuk kërkojnë shumë vëmendje. Lartësitë e mëdha mbidetare, nxehtësia dhe acari nuk i shqetësojnë ato. Megjithatë, nuk ju pëlqejnë tokat e dendura, të rënda dhe pa ajrosje dhe reshjet e mëdha. Lokacioni dhe moti kanë një ndikim të madh në periudhën e pjekjes. Në pranverë, nga prilli deri në maj, lulet e vishnjës çelin, rreth një deri dy javë më vonë se qershitë e ëmbla. Vishnjat tona organike HiPP rriten në Turqi dhe Serbi. Për shkak se ato janë të ndjeshme ndaj transportit dhe nuk ju pëlqen magazinimi, ato përpunohen në vend, menjëherë pas korrjes.