Loja shpërblyese "Kur jashtë bën ftohtë…”

Si mund të merrni pjesë?

Na dërgoni një foto sipas motos së lojës “Kur jashtë bën ftohtë…”. Kreativiteti nuk ka kufij! Për pjesëmarrës/e lejohet vetëm një fotografi.

Fotografinë si dhe të dhënat Tuaja (emri, mbiemri, nr. i telefonit, emri i foshnjës si dhe data e lindjes) i dërgoni në: luaj@hipp-kosovo.com.

Me pjesëmarrjen Tuaj Ju automatikisht i pranoni rregullat e lojës. HiPP ka të drejtë ta publikojë fotografinë për pjesëmarrje në lojë, emrin dhe mbiemrin Tuaj si dhe të foshnjës dhe fotografinë e marrjes se shpërblimit në rast së përzgjidheni fitues. Në lojë nuk pranohen foto-kolazhet.

Votimet me autolike nuk lejohen dhe secili rast i verifikuar do të përjashtohet nga loja.

Deri kur keni kohë?

Afati i fundit për pranimin e fotografive është 1 dhjetor 2017. Ju rekomandojmë ta dërgoni aplikimin Tuaj së bashku me fotografinë para kësaj date në rast se të dhënat nuk janë të plota apo paraqiten probleme të tjera teknike.

Përzgjedhja e fituesve

Më 4 dhjetor 2017 të gjitha fotografitë e pranuara në lojë publikohen në faqen zyrtare të HiPPit në Facebook dhe votimi hapet. Do të përzgjidhen dy fitues – fotografia me më së shumti pëlqime dhe një fotografi e përzgjedhur nga Redaksia e HiPP. Votimi mbaron më 11 dhjetor 2017 në ora 10:00 kur edhe shpallen fituesit.


Shpërblimi

Fituesit do të shpërblehen me një pako me produkte të HiPPit.