Loja shpërblyese "Në botën e ëndrrave"

Si mund të merrni pjesë?

Na dërgoni një fotografi të bebushit Tuaj të fjetur. Kreativiteti nuk ka kufij! Për pjesëmarrës lejohet vetëm një fotografi.

Fotografinë si dhe të dhënat Tuaja (emri, mbiemri, nr. i telefonit, emri i foshnjës si dhe data e lindjes) i dërgoni në: luaj@hipp-kosovo.com.

Me pjesëmarrjen Tuaj Ju automatikisht i pranoni rregullat e lojës. Çdo pjesëmarrës është i obliguar të votojë fotografitë garuese, udhëzimet e sakta do të dërgohen nëpërmjet emailit (lexo dhe me poshtë te votimi dhe përzgjedhja e fituesve!). HiPP ka të drejtë t'i publikojë fotografinë për pjesëmarrje në lojë, emrin dhe mbiemrin Tuaj si dhe të foshnjës dhe fotografinë e marrjes se shpërblimit në rast së përzgjidheni fitues.

Votimet me autolike nuk lejohen dhe secili rast i verifikuar do të përjashtohet nga loja.

Deri kur keni kohë?

Afati i fundit për pranimin e fotografive është 10 Tetor 2017. Ju rekomandojmë ta dërgoni aplikimin Tuaj së bashku me fotografinë para kësaj date në rast se të dhënat nuk janë të plota apo paraqiten probleme të tjera teknike.

Përzgjedhja e fituesve

Më 12 Tetor 2017  të gjitha fotografitë e pranuara në lojë publikohen në faqën zyrtare të HiPPit në Facebook dhe votimi hapet.

Do të përzgjidhen dy fitues – fotografia me më së shumti pëlqime si dhe fotografia e cila është votuar direkt nga vetë pjesëmarrësit. Pra të gjithë pjesëmarrësit do të dërgojnë një votë për një fotografi që nuk duhet të jetë i fëmijës së tyre. Duke votuar vetëm një fotografi të një pjesëmarrësi tjetër do të përcaktohet një fitues i dytë. Të gjithë prindërit do të marrin një email me udhëzime të sakta dhe thirrje për votim gjatë fazës së votimit.  Votimi është kusht për pjesëmarrje në lojë dhe është rrjedhimisht i detyrueshëm. Votimi mbaron më 23 Tetor 2017 në ora 10:00 dhe  njëkohësisht shpallen fituesit. 

Shpërblimi

Fituesit do të shpërblehen me një pako me produkte të HiPPit.