Skip to main content

Rreth origjinës

Meli e do ngrohtësinë dhe e përballon me sukses thatësinë. Pas mbirjes së suksesshme, është shumë e fuqishme. Zakonisht mbillet në fund të prillit apo në fillim të majit. Kjo kërkon tokë të nxehtë, tokë e cila gjithashtu ka furnizim të mirë me ujë. Këto kushte, i kemi gjetur në Evropën Lindore dhe Juglindore. Kjo është arsyeja pse meli organik HiPP, rritet në Poloni dhe Ukrainë. Në varësi të vendit, korrja bëhet nga mesi i gushtit. Ngjashëm me grurin, meli thahet menjëherë pas korrjes nga prodhuesi, pastrohet dhe ruhet. Pas kësaj, bëhet transporti dhe përpunimi i mëtejshëm në mulli.